E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, kryediplomati maqedonas në Shqipëri

Ministri i Jashtëm maqedonas

Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Popovski do të vizitojë nesër vendin tonë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto. Vizita e Popovskit vjen ndërkohë që në të dy vendet respektive po zhvillohet regjistrimi i popullsisë. Megjithëse nuk ka ndonjë deklaratë nga Ministria jonë e Jashtme, pritet që ky fakt të jetë edhe një nga temat e bisedave mes dy diplomatëve.

Pala shqiptare në Maqedoni ka ngritur shqetësimin për manipulimin e shifrave të regjistrimit të popullsisë, por ndërkohë edhe maqedonasit kanë pretenduar se Shqipëria e ka kërcënuar me gjoba minoritetin maqedonas që do të deklarojë se është i tillë.

Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të punëve të jashtme, janë parashikuar takime të zotit Poposki edhe me kryeministrin, zotin Sali Berisha, kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, presidentin Bamir Topi dhe minoritetin maqedonas në Shqipëri.

Arlinda Gjypi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›