Kuçi: Të vendosur për të ndaluar zgjedhjet serbe

Qeveria e Kosovës është shprehur më e vendosur se kurrë për të ndaluar zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në ka ripërsëritur përkushtimin e qeverisë për të ndalur zgjedhjet duke paralajmëruar për pasojat të gjithë ata që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
"Kushdo që del kundër rendit kushtetues e ligjor do të ketë pasoja. Kësaj radhe jemi shumë më serioz dhe më të vendosur për të ndaluar zgjedhjet. Kemi Rezolutën e miratuar në Kuvend, kemi biseduar me Quintin dhe do t`i nisim një letër edhe KFOR-it që të kryej detyrat e tij" ka thënë Kuçi.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë që Kosova të largohet nga bisedimet nëse Serbia vazhdon të mos kryej detyrimet e saj dhe BE-ja të hesht duke mos ushtruar presion. "Edhe ne do të ndërmarrim veprimet tona. Nëse vazhdohet me një politikë të tillë do të reflektojmë për marrëdhëniet me Serbinë", ka thënë Kuçi.