E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjike gjobiten ata qe ngacmojne femrat

Ajo që ka ngritur debatin fillimisht ka qenë një studente e kinemasë e cila ishte mërzitur nga ngacmimet e padëshirueshme që merrte në rrugë. Brenda pak kohësh në Belgjikë do të shfaqet deh dokumentari I saj “Femrat e rrugës” që denoncon ngacmimet verbale në disa prej zonave të Brukselit. Duke filluar nga muaji shtator në kryeqytetin europian do të shpallet fajtor kushdo që do të ngacmojë seksualisht një femër, duke e dtyruar të paguajë një gjobë deri në 250 euro. “Është detyra jonë që të regojmë se autoritetet publike ekzistojën, ka thënë këshilltari local. Ai që nuk arrin të kuptojë nga edukata apo fushatat e sensiblizimit do të sanksionohet. Sofie Pitërs, autore e dokumentarit ka theksuar se do të jetë e vështirë që këto sanksione të vihen në praktikë. Pasi do të jetë e vështirë të përcaktohet se cilat sjellje do të jenë të dënueshme. “Gjobat nuk mjaftojnë – ka thënë një aktiviste. Para së gjithash nuk është shumë e qartë ajo që nënkuptohet me gjobë. Bëhet fjalë vetëm ngacmime seksuale apo dhe ato homophobe që ndodhin shumë shpesh. Reportazhi që është filmuar me një kamerë të fshehtë, vë në dukje se ngacmimet më të shumta vijnë nga emigrantët edhe pse autorja ka hedhur poshtë akuzat për racizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›