E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon gjakderdhja ne Siri 109 te vdekur ne Daraja

Të paktën 109 viktima. Mes të cilave dhe ushtarakë që kundërshtojnë regjimin e Asad, por dhe gra e fëmijë. Ky është bilanci tragjik në katër ditët e fundit nga luftimet e zhvilluara në Daraja, qytet në jugperëndim të kryeqytetit. Oservatori sirian për të drejtat e njeriut ka deklaruar se ushtria e Assad ka ndërmarrë një ofensivë të egër për të eliminuar guerrilasit nga kryeqyteti i vendit. Pas një vale të re arrestimesh në masë rezidentët janë të frikësuar për një masakër të re mes civilëve. Por dhe në zona të tjera të vendit luftimet kanë qenë të ashpra duke e kthyer gushtin në muajin më të përgjakshëm me katër mijë viktima. Ndërkohë që nga fillimi i konfliktit rreth 17 muaj më parë e deri tani viktimat kanë arritur në 24 mijë. Ndërkohë që në vend vazhdojnë dezertimet rebelët dhe qeveria e Asad po e zhvendosin betejën në një plan tjetër. Mbetet ende mister vendndodhja e persidentit Asad, nga njëra anë rebelët këmbëngulin që ai ndodhet prej ditësh në Jordani, kurse qeveria deklaron se ai është në arrest shtëpie, pas përpjekjes për tu arratisur. Gazetari amerikan Austin Tajs 31 vjeç, korrespondent i Uashington Post vazhdon të rezultojë i zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›