E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple fiton ndaj Samsung

Kompania e Stiv Xhobs, Apple ka fituar gjyqin ndaj Samsungut dhe ky i fundit tashmë është Idetyruar të paguajë një dëmshpërblim. Samsung ka humbur betejën gjyqësore dhe lajmi ka dhënë pasojat e tij dhe në bursën e Nju Jorkut. Gjykata e San Zhose, në Kaliforni, pak kilometra larg selisë së Apple, ka dhënë vendimin e shumëpritur duke I dënuar koreano jugorët, numri një në botë për shitjen e smartphone, që të dëmshpërblejnë Apple me më shumë se 1 miliard dollarë. Një dëmshpërblim I madh, por gjithësesi dëmi më I madh do të jetë ndalimi kategorik I shitjes së produkteve që konsiderohen fryt I dhunimit të librezave të Apple. Këta të fundit kanë paralajmëruar nëj denoncim në këtë aspect, dhe vendimi për këtë mund të merret në fund të muajit shtator. Nëse do të ketë vërtet shkelje sipas jurisë, mes të cilëve efekti multitouch dhe disa modilatitete navigimi, zoomi dhe renditja në touch screen, do të duhen të hiqen nga prodhimet e Samsung. Pas kuintave beteja mes androideve, sistemit operativ të krijuar nga Google dhe i përdorur në prodhimet e Samsung ka përfshirë dhe marka të tjerea. Steve Jobs, pak para se të vdiste kishte deklaruar se donte të zhdukte Androidin, dhe sipas gjasave kjo gjë sapo ka nisur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›