E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi,Biberaj:Topalli ka shkelur rregulloren

Deputeti Aleksandër Biberaj akuzon kryetaren e parlmentit Jozefina Topalli se ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e kuvendit, duke anashkalaur kuvendin dhe duke marrë kopetencat e tij duke bërë një precedent tepër të rrezikshëm për demokracinë e vendit. Përmes një njoftimi për shtyp Biberaj tha se është informuar nga media, ka komunikuar zyrtarisht me Strasburgun, nga ku është informuar për letrën e dërguar nga Topalli, letër në të cilën kërkohet zëvëndësimi i tij si kryetar dhe anëtar delegacioni, pa asnjë lloj motivacioni, me argumentimin se Biberaj ngarkohet me një detyrë tjetër. Sipas Biberaj Kryetari i Kuvendit, në këshillim me kryetarët e grupeve parlamentare, përcakton listën e anëtarëve dhe të kryesive të delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare. Përbërja e delegacioneve pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Lista e anëtarëve të delegacioneve të përhershme dhe çdo ndryshim i mëvonshëm në to i njoftohen Kuvendit në seancën plenare më të parë. Në rast kundërshtimesh, Kuvendi vendos me votim të hapur. Kjo procedurë nuk është zbatuar, pasi letra e Topallit është dërguar në Strasburg përpara datës 19 Janar 2009, ndërkohë që Kuvendi, i mbledhur në seancën e parë më datë 19 Janar 2009, nuk është njoftuar me përmbajtjen e kësaj letre. Vendimi i Topallit shkel rëndë etikën parlamentare dhe dëmton imazhin e delagacionit shqiptar në KE në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe perspektivat tonë integruese. Në vitin 2005,Biberaj është votuar nga Kuvendi si kryetar dhe anëtar delegacioni dhe është vetëm Kuvendi ai që mund të vendosë ndryshe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›