E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjike masakrohet nje familje

Bruksel 16 nentor NOA/ Rid Bulku - Vrasje e trefishte ne periferi te Brukselit.E gjithe familja e nje avokati u vra nga dy burra qe u paraqiten si dy persona te interesuar per blerjen e makines se tyre. Viktimat e ketij agresioni ishin avokati Michel De Vleeschouver 57 vjec gruaja e tij Francoise Retifikat 48 vjec dhe djali Nicholas 21 vjec.

E vetmja e mbijetuar ishte nje shoqja e djalit nje vajze 22-vjecare e cila eshte plagosur dhe kerkoi menjehere ndihme.Vrasja e trefishte ka ndodhur ne Vemmel.

Te dy grabitesit ne perputhje me rindertimin e ngjarjes nga ana e policise jane paraqitur duke kerkuar informacione ne lidhje me BMV qe i biri i avokatit kishte vendosur ta shese permes nje shpalljeje.

Kur policia mberriti ne vendngjarje gjeti tre trupat e pajete te cilat ishin qene shenjester e shume plumbave ndersa vajza qe ishte goditur ne koke u shtrua ne spital ne gjendje teper te rende.Nderkohe vrasesit kishin ikur ne bordin e nje BM dhe Mercedezi te familjes.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›