E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti dy te vdekur si pasoje e perleshjeve

Haiti 17 nentor NOA - Dy persona jane vrare ne Haiti nga paqeruajtesit e OKB-se gjate perleshjeve ndermjet trupave ushtarake dhe demonstruesve te cilet kane protestuar kunder kuotave te Kombeve te Bashkuara te akuzuara per perhapjen e epidemise se koleres qe ka shkaktuar vdekjen e 900 personave ne ishullin e Karaibeve.

OKB-ja ka pranuar se ka qelluar per vetembrojtje kunder nje nga demonstruesve duke shkaktuar vdekjen e tij.
Kufoma e nje personi tjeter eshte gjetur ne bazen e misionit te OKB-se para Cap-Haitien ne veri te vendit ku paqeruajtesit e OKB-se jane kryesisht kiliene.

Me sa behet e ditur viktima ishte ne posedim te nje arme zjarri dhe para se te vdiste ka hapur zjarr ndaj nje agjenti.
Nje tjeter i ri ka vdekur ne nje zone tjeter te qytetit gjate perleshjeve mes te popullsise dhe forcave ushtarake te OKB-se.

Katermbedhjete njerez u plagosen dhe dy prej tyre jane ne gjendje te rende - tha nje burim i policise.

Protestuesit i vune zjarrin nje stacioni policie dhe kane djegur makina te shumta qe ndodheshin ne brendesi.Te gjitha shkollat e qytetit ishin te mbyllura pas refuzimit te vendasve per te derguar femijet e tyre nga frika e infektimit nga kolera.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›