E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjike nente te akuzuar per terrorizem

Autoritetet belge kane ngritur aktakuzat per terrorizem ndaj nente personave. Ky hap vjen pas operacioneve policore te se martes ne Belgjike dhe ne disa vende evropiane.

Prokuroria belge ka ngritur padite ndaj shtate personave pasi ishin anetare te nje rrjeti terrorist qe planifikonte sulme ne Belgjike dhe rekrutonte militante per organizaten cecene Emirati i Kaukazit. Kjo organizate synon krijimin e nje shteti islamik ne jug te Rusise.

Dy te tjere akuzohen se i perkasin nje rrjeti qe mbledh fonde dhe rekruton njerez per grupet militante ne Irak e Afganistan.

Tre persona u arrestuan te marten e kaluar ne Gjermani e Holande te dyshuar per te njejtat vepra kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›