E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Belgjikë, portieri humb jetën në fushë

Një portier ka humbur në mënyrë të papritur jetën vetëm pak sekonda pasi kishte pritur një 11-metërsh, për shkak të një ataku kardiak. 25-vjeçari Arne Espeel ishte duke luajtur për skuadrën e Vinkel Sport B kundër Vestrozebeke në Belgjikë në fundjavë, kur ndodhi ky incident fatal. Skuadra e tij po kryesonte 2-1 kur ekipit kundërshtar iu akordua një 11-metërsh në fillimin e pjesës së dytë.

Por portieri arriti ta ruajë epërsinë e  skuadrës së tij, duke u hedhur në anën e duhur dhe duke e pritur këtë goditje nga pika e bardhë. Por menjëherë pas festimit për pritjen e 11-metërshit, ai humbi ndjenjat dhe ra në tokë dhe, përtej ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, të cilët përdorën, pa sukses, edhe defribilatorët për ta kthyer në jetë, 25-vjeçari ndërroi jetë pa mbërritur në spital.

Ndeshja e vlefshme për nivelin e 7-të të kampionatit belg të futbollit u ndërpre, ndërsa i gjithë episodi i kobshëm ndodhi para syve të prindërve të Arne Espeelit, që ishin në shkallët e fushës ku po zhvillohej ndeshja, si dhe të vëllait, që ishte në stolin e rezervave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›