E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Boston shkatërron Memfis, VanVleet për rekord me Raptors

Boston nuk u frenua nga mungesa e shumë lojtarëve titullarë për shkak dëmtimi dhe gjunjëzoi një ekip fizik si Memfis. Në mungesë të Jaylen Brown, Marcus Smart dhe Malcolm Brogdon, Celtics dërrmuan Grizzlies falë goditjeve nga distanca. Ekipi më i mirë i lindjes doli nga parketi me 21 goditje të sakta për tri pikë. Heroi i Cetlics nuk ishte Tatum, i cili mbylli mbrëmjen me 16 pikë, por Derrick White (23 pikë). Kotributi i Al Horford (16 pikë) dhe Sam Hauser (20 pikë) gjithashtu kishin mjaft peshë në humbjen e 7 radhazi për Grizzlies në transfertë.

Takimi tjetër i mbrëmjes ishte ai mes Torontos dhe Detroitit. Ekipi kanadez triumfoi me një pikë në fund të një ndeshje mjaft të luftuar. Edhe pse pritej pak rrezistencë nga ana e Pistons ndeshja tregoi një histori krejt ndryshe. Më i miri për Raptors ishte Fred VanVleet, i cili rrealizoi 35 pikë gjatë 37 minutave që qëndroi në parket.

Ndeshjet NBA (12 Shkurt)

BOSTON CELTICS-MEMPHIS GRIZZLIES 119-109

TORONTO RAPTORS-DETROIT PISTONS 119-118

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›