E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, dyshja magjike e Mavs dështon në të parën, Lakers befasojnë

Ndeshjet e natës i kanë dhuruar mjaft emocione tifozëve të NBA. Në Sakramento ekipi i Kings mposhti skuadrën e Mavs, e cila për herë të parë rreshtoi në parket dyshen Irving-Donçiç. Slloveni ishte autor i 27 pikëve ndërsa amerikani 28. Por më i miri ishte De’Aaron Fox, autor i 36 pikëve (14 i shënoi në kohën shtesë).

Humbje surprizë ishte edhe ajo në San Francisko për GSW, të cilët u mposhtën nga Lakers. Të dy skuadrave u mungonin lojtarët më të mirë (Curry dhe James) dhe në parket shkëlqeu Dennis Schroder, i cili rrealizoi 26 pikë. Gjermani u ndihmua nga Anthony Davis (13 pikë) dhe D’Angelo Russell (15 pikë).

Ndeshja NBA (12 Shkurt)

CLEVELAND CAVALIERS-CHICAGO BULLS 97-89

ATLANTA HAWKS-SAN ANTONIO SPURS 125-106

ORLANDO MAGIC-MIAMI HEAT 103-107

NEW YORK KNICKS-UTAH JAZZ 126-120

CHARLOTTE HORNETS-DENVER NUGGETS 105-119

BROOKLYN NETS-PHILADELPHIA 76ERS 98-101

WASHINGTON WIZARDS-INDIANA PACERS 127-113

GOLDEN STATE WARRIORS-LOS ANGELES LAKERS 103-109

SACRAMENTO KINGS-DALLAS MAVERICKS 133-128 (kohë shtesë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›