NFL – SUPER BOWL LVII, Kansas City mund Filadelfian në një ndeshje

Patrick Mahomes udhëhoqi Kansas City Chiefs në një ndeshje epike përballë rivalëve të Filadelfia Eagles në shifrat 38-35. Për ekipin e Kansasit, në Arizona, ishte triumfi i tretë në historinë e klubit që fiton trofeun “Lombardi”. Ndërkohë që për Patrick Mahomes ky ishte triumfi i dytë duke e bërë 27-vjeçarin njërin prej lojtarëve që nëse ecën me të tilla ritme do të ketë mundësi që ti afrohet një fenomeni si Tom Brady (ka fituar 7 herë Super Bowl). Vitin e ardhshëm Super Bowl 58 do të mbahet në Las Vegas.
Jashtëzakonisht i suksesshëm – Pritej të ishte protagoniste mbrojtja e Filadelfias, por në fund mbizotëroi klasi i Mahomes. 27-vjeçari i talentuar vuajti edhe sot nga dhimbja e kyçit të këmbës të dëmtuar përballë Jaguars katër javë më parë. Ai edhe pse nuk kishte shumë “armë” në dispozicion arriti të mbijetonte duke bërë një garë të thjeshtë, e cila konsiderohet si më e bukura prej tre finaleve të luajtura deri më tani prej tij. Për të fituar duelin me Hurst i mjaftuan tre pasime për “touchdown”, 0 vjedhje topi, 182 jardë hedhje dhe 44 jardë vrap në katër 6 tentativa me sferën ovale në duar. Parashikimet në start flisnin për Egales pasi mbrojtja e Kansasit konsiderohej si shumë e re (ka 8 lojtarë në sezonin e parë në NFL) për të përballuar një ndeshje siç është SuperBowl, por nën drejtimin e Steve Spagnuolo-s u kthye në faktor.
Dueli trajnerëve – Dueli në Arizona ishte edhe mes dy trajnerësh diametralisht të kundërt. Tekniku i Chiefs ishtë në SuperBowl-in e katërt të karrierës ndërsa Sirianni në të parin. Ky i fundit është “fajtor” pasi në pjesë e dytë nuk gjeti dot përgjigje për lëvizjet taktike të Chiefs, të cilët sakrifikuan Kelce-n për të dërguar në rrugën e gabuar Filadelfian. Për Andy Reid ishte një ndeshje e madhe pasi njërin prej dy finalave të humbura e ka si trajner i Filadeflias. Për atë ishte mjaft i rëndësishëm triumfi në Arizona.
Spektakli i Rihanna-s – Në pushimin mes pjesëve në atë që njihet si spektakli i pushimit fitoi edhe Rihanna! Në vigjilje ishte e shqetësuar pasi i duhej të përmblidhte 17 vite karrierë në 13 minuta, por në fund kuptoi se skena ishte vetëm e saj. Me melodinë e Umbrella-s dhe Diamonds u kujtoi të gjithëve se kanë qenë 17 vite karriere të një niveli të lartë. Një të tillë po mundohen të ndërtojnë edhe Chiefs, të cilët mund të konsiderohen si një “dinasti” pasi në zemrën e tyre kanë një lojtar si Mahomes. Edhe pse 27-vjeçar i ka prirë drejt dy skuseseve në tre SuperBowl-et e luajtura në pesë vitet e fundit. Me një skuadër të re dhe një mbrojtje që jep shpresë për të ardhmen Kansasi do të ketë për çfarë të festojë edhe në vitet në vazhdim.