Belind Këlliçi voton me familjen në Tiranë dhe u bën thirrje qytetarëve: Dilni masivisht, sot është dita e ndryshimit
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe familja e tij, kanë votuar vetëm pak momente më parë në Tiranë.
Ai është parë i buzëqeshur, teksa duke mbajtur dy gishtat lartë ka hedhur votën në kutinë e votimit.
Në një mesazh të shkurtër për media, Këlliçi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë pasi sot është dita e ndryshimit.
“Sapo kreva detyrën si qytetar. Ftoj qytetarët që të kyejnë procesin dhe të votojnë. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të gjithë qytetarët me të cilët kanë biseduar gjatë kohës së fushatës që të votojnë.
Sot është dita e madhe sot është 14 maji është ditë feste dhe dita e ndryshimit. Kam një apel për rininë, për vajza dhe djemt që ka një moment që mendojnë të ikin nga ky qytet, u them “jo”, hajdeni votoni. Votoni për të gjithë punën e pabërë. Për shpresat që janë shuar. Dilni dhe votoni votoni, akush nuk ua kontrollon dot voton. Hajdeni në kutnë e votimit dhe votoni me ndërgjegje të plotë. Unë e kreva punën time. Procesi është duke shkuar mirë. Dilni, dilni votoni masivish. Sot është dita e ndyrshimit”, tha Këlliçi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
