E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thirrje qytetarëve: Policia e ka marrë pushim sot! Ju garantojmë se vota juaj ka mbrojtjen absolute tonë

Berisha thirrje qytetarëve: Policia e ka marrë pushim sot! Ju

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit teksa kanë mbetur edhe rreth pesë orë nga procesi i votimit.

Berisha akuzoi policinë për mosveprim në disa qendra votimi ku janë raportuar problematika, duke thënë se “e kanë marrë pushim sot”.

Megjithatë, bashkëkryetari i koalicionit Bashkë Fitojmë, Berisha tha se opozita ka garantuar mbikëqyrjen e votës së qytetarëve ndaj ata të votojnë me vullnet të lirë.

Deklarata e Berishës:

Jam sot para jush për të falënderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende, të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin.

Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme.

Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.

Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.

Së fundi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë.

Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën.

Faleminderit!

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›