Bell: Rritja ekonomike për këtë vit 2.7 përqind

Shefi i misionit të FMN-së Gerwin Bell ka deklaruar se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me vetëm 2.7 për qind ndërsa ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen për rrezikun që mund të shkaktohet nga borxhi publik.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ministrin e financave Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Gell ka theksuar se ulja e borxhit publik është mjaft e nevojshme pasi bën të mundur të rrite besueshmëria tek investitorët.
Gjithashtu Bell ka vlerësuar rishikimin e buxhetit të shtetit nga qeveria shqiptare por ka këshilluar që është mirë që planifikimet e buxhetit të bëhen që në fillim të vitit.
Kreu i misionit të FMN-së Bell theksoi se Shqipëria përballoi krizën mirë ndërsa bëri rekomandime për politike ekonomike.