E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Huntsman, kandidati i radhës i republikanëve për president

Personi që ka punuar si ambasador i Presidentit Barak Obama në Kinë, ka deklaruar se do të sfidojë Obamën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
John Hunstamn, ish guvernator i shtetit amerikan të Utah, ka nisur edhe formalisht fushatën për të marrë aprovimin nga Partia Republikane të martën në Nju Xhersi, me statujen e lirisë që qëndronte prapa tij.
Në fjalimin e tij, Huntsman, ka thënë se tani është koha për Amerikën, të nis zvogëlimin e përfshirjes së saj në konfliktet e Afganistanit dhe Irakut.
Huntsman nga vëzhgues të politikës amerikane shihet si një person me kredenciale të fuqishme diplomatike në mesin e kandidatëve të përmendur republikan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›