E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja i heq imunitetin e një gjyqtari nën hetim

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje urgjente i ka hequr sot imunitetin një gjyqtari për t`i hapur kështu rrugën procedimit penal në ngarkim të tij. Edhe pse KLD ka ruajtur kofidencialitetin, “Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për gjyqtarin e rrethit të Tropojës, Sajmir Ujkashi.

Sipas Burimeve KLD vendosi heqjen e imunitetit për gjyqtarin në fjalë pas kërkesës së prokurorisë e cila ka kërkuar autorizim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit për shkak të nevojës për kryerjen e hetimeve ndaj tij në lidhje me abuzimet të dyshuara në detyrë.

Në këtë mbledhje numri dy i KLD Kreshnik Spahiu është shprehur se së shpejti KLD do të bëjë disa procedime të tjera. Për këtë arsye KLD ka vendosur të shtyjë procesin e emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve. Rreth orës 12 e 30 nënkryetari Spahiu do të ketë një komunikim me mediat për këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›