E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama viziton të premten Kosovën

Foto: Jutta Benzenberg

Foto: Jutta Benzenberg

Kryeministri i mandatuar i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë të premten Kosovën në një vizitë zyrtare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e Kosovës.

Sipas tyre, Rama do shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Rama do i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës.

Rama ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi të shtunën bëhet seanca e debatit për programin qeverisës.

Pasi të marrë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, Rama do të vizitojë Brukselin.

Ka pasur më parë debat se cila do jetë vizita e parë e Ramës si kryeministër.

U tha se do jetë Brukseli, por duket se Rama ka vendosur që të shkojë së pari në Kosovë, edhe pse zyrtarisht ai ende nuk është kryeministër i Shqipërisë pa marrë miratimin e Kuvendit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›