Belle Air, revistë mirënjohje per Lulëzim Bashën
Bashkëdrejtori i kompanisë “Belle Air”, në një revistë ilustruese qe u shpërndajnë udhëtarëve, shkruan tekstualisht që ishte Lulezim Basha ai që na mundësoi udhëtimin pa viza në Europë… . Dedikimi përveçse është qesharak dhe banal për imazhin e një biznesi, zbulon në të vërtet pronarin e vërtetë të kësaj kompanie .
“Belle Air” është një kompani që startoi në të njëjtën kohë që Lulëzim Basha u bë ministër Transporti në vitin 2005. Zoti Basha do të mbahet mend si ministri që i shpalli luftë deri në falimentim një kompanie tjetër private ajrore që operonte deri në atë kohë, e quajtur Albatros.
Dedikimi që kompania i ka bërë Lulëzim Bashës krijon idenë sikur Lulëzim Basha ka luftuar jo për liberalizimin e vizave për shqiptarët, por për të shtuar klientët e kësaj kompanie .
Një nga aksionerët e kësaj kompanie është kushëriri i gruas së Lulëzim Bashës dhe kjo e kompromenton edhe më shumë gjithë këtë histori.
