E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do të jetë sulmi i radhës?

Nga Dritan Broka

Dita ditës po shoh kontributin që dha zoti Berisha në lirimin tonë nga qelitë ku na kishte burgosur. Të premten, kur ne kishim vetëm një ditë që ishim shplodhur disi nga dhoma e zezë e burgut ku Saliu na futi, marr  një telefonatë.

Një zonjë me emrin Majlinda më merr nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës  dhe më thotë: “zotëri, ju keni një gjobë pesë milionë lekë të Rinia Aktive, hajdeni pranë Drejtorisë së Tatimeve t’ju bëj me dije për gjobën në fjalë”.

Mbas ditës së shtunë dhe të dielë, unë kaloj pranë Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës dhe më komunikohet që kam pesë milion lekë gjobë dhe më pas unë si njeri  i thjeshtë i këtij vendi shqipfolës, e pyes shume normalisht inspektoren e tatimeve: “Zonjë, kur është vënë kjo gjobe? Sepse ne nuk kemi djeni fare për këtë akt administrativ”.

“Dritan, më thotë inspektorja- unë nuk kam djeni, gjobat i vënë departamenti i kontrollit, por ju mund ta apeloni gjobën. Gjithsesi, të lutem merru, sepse mua me duhet ta hedh në sistem gjobën, më duhet të bëj dhe një rivlersim se shuma e gjobës besoj do të jetë akoma dhe më e madhe”, shtoi punonjësja e Tatimeve të Tiranës.

Dal nga Tatimet. Shumë mendime me vinin në mëndje, e gjithë rruga me dukej gri. Ngjyrat tashmë ishin zhdukur dhe kjo jo për arsye të gjobës së majme për ne të rinjtë, por për kuptimin që tashmë ka marrë Shqiperia. Në këto rrugë që une po ecja, mu duk vetja se isha kthyer shumë prapa në kohë, po jetoja në një sistem që nuk pata mundësi ta jetoja fizikisht për shkak të moshës time. Isha kthyer në sistemin komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Kisha dëgjuar që ai sistem ishte tmerrsisht i keq. Të gjithë luftonim që të mbanim Shqipërinë jashtë atij sistemi dhe mos i afroheshim kurrë kthetrave të tmerrshme të sitemit në fjalë, por asnjëherë nuk e kisha kuptuar çfarë do të thotë realisht sistem i eger komunist dhe antikombëtar.

Tashmë kur njeriu e provon, e kupton shumë më mirë çfarë do të thotë të luftosh atë kastë të poshtër dhe unë vetë tashmë isha i përfshirë në këtë gjullurdi të madhe dhe kjo kishte ardhur si pasoj sepse Kuvendi Civil dhe ne si të rinj, vendosëm të flisnim të drejtën dhe të shprehnim mendimin tonë të lirë.

Eci rrugës dhe mendimet e mija i ndalon një burrë i moshuar rreth të shtatëdhjetave. Quhej Arben, një burrë me rrudha, që e kshte vrarë jeta dhe i rendonin shumë vite mbi kurriz. Me ndalon dhe më jep dorën. “Dritan, thotë- bravo, kam parë traktet që ju keni shpërndarë në Tiranë. Ishte me të vërtetë një gjest trim dhe kombëtar. Dije që keni mbështetjen tonë, mbështejten e popullit”, shtoi ai. Më pas më ballafaqon me një shokun e tij, i drejtohet dhe i thotë: E di kush është djali? Jo- i përgjigjet shoku. Arbeni- i thotë. Eshtë kryetari i organizatës që vendosën traktet e Berishës”. Sshoku i Arbenit qesh, por nuk flet.

Arbeni thotë: “Ky miku im është demokrat, por është burrë i mirë. Berishën nuk e do”. Arbeni filloi te me krahasonte sistemin e kaluar dhe këtë të sotmin dhe në të njëtën kohë po më përgëzonte që akoma ka të rinj që mendojnë për atdheun e tyre. Teksualisht mu drejtua dhe me tha: “Tani, ne shqiptarët nuk e meritojmë këtë sakrificë që t’i po bën, por gjithsesi të falenderoj që ti po e realizon këtë mision”. Unë e falenderova Arbenin dhe mikun e tij dhe vazhdova në këmbë rrugetimin tim më i qartë për sistemin komunist, por më konfuz për realitetin e hidhur që kisha përpara. Tashmë përballë kisha disa njerëz të regjimit dhe disa të tjerë dashnore të paqes dhe fjalës së lirë.

Eci. Më bie telefoni. Me pyesin si je? -Mirë, i përgjigjem , pse çfarë duhet të kem?

-Jo, ki kujdes. Berisha është i poshtër.

Ndërkohë që mbyll telefonin, vazhdoj rrugën dhe mendoj se nuk më intereson asgjë, por thjesht dua të jetoj i lirë, të mendoj lirshëm, të flas lirshëm idetë e mija dhe në fund të fundit të ndihem i lirë dhe i mbrojtur në kombin tim. Menjëherë kur mendoja këto fjalë mu duk vetja sikur po ëndërroja të pamundurën e momentit, sikur por fluturoja, siç thonë fjalët e urta me presh, por prapë mbledh veten dhe them gjithëka është e mundur! Ne do ta arrijmë, ne do ta bëjmë ndryshimin e madh!

Mbërrij në selinë e Kuvendit Civil, zhvendosem me zyrë, nga zyra e përhershme në një zyrë tjetër brenda godinës. Hera e fundit kur isha në zyrën time, isha i shoqëruar nga policë dhe civilë të Policisë së Shtetit dhe më shumë mundësi ndonjëri prej tyre ka lënë ndonjë përgjues.

Filloji mbledhjen me drejtuesit e kuvendit. Tashmë nuk me dukej vetja më si një drejtues i një organizate, por me dukej si një i ri me mendime të reja dhe kundra sistemit të vjetër, që dikush me përkrahjen e disa të tjerëve do që të na ngulisi në kokë, duke na kthyer shumë mbrapa në kohë.

Synimi ynë i rradhës është çrrëjosja dhe vetëm çrrënjosja  e komunizmit e përkrahja e çdo të riu apo dhe çdo shtetasi tjetër që do ketë nevojën tonë.  Kuvendi Civil nuk do të ndalet, le të na bëjnë çte duan, më shumë se të na vrasin nuk besoj se mund të bëjnë. Keshtu që trima të rinj, duhet të jemi të fortë të bashkuar dhe të mbrohemi nga helmi i gjarpërinjve me kumbore. Mbledhja mbaron, të gjithë janë në një mendje: Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, do të flasim drejtë dhe do të themi çdo gjë që mendojmë dhe do të luftojmë çdo akt korruptiv apo person që del kundra të drejtës kombëtare dhe qytetare. Shkoj në shpi, ndaj me miqtë e mi në rrjetin social Facebook lajmin për gjobën e famshme që tatimorja e Saliut na kishte venë dhe në të njëjtën kohe që po punoja, mesazhe të ndryshme më vijnë në Facebook. Njerëz të futur nga komunistët e Partisë Demokratike çonin mesazhe të ndryshme në formë kërcënimi me alibi jo të vërteta, për të smbrapsur aksionet tona.

Ora po shkonte rreth një e natës. Marr një telefonatë, çuditëm! Përgjigjem dhe nga ana tjeter e telefonit ishte një ndër tekniket që meret me web-et e Kuvendit Civil. Më thotë: Na kanë sulmuar faqen zyrtare në internet dhe ajo nuk po funksionon. I thashë mundohuni ta ktheni sa më shpejtë web-in dhe ti shtojmë forcat e ruajtjes nga puçistat komunistë.

U tërhoqa për një minutë dhe mendova që një poster i Kuvendit Civil çfarë shkaktoj? Asgjë,  një arrestim spektakolar, një trajtim si të ishim vrasës, një burgosje rreth dy ditë, një gjobë të vogël mbi pesemiljone lekë, një sulm elektronik të faqeve zyrtare dhe presion i vazhdueshëm, por ajo çfarë më ndezi llampën triumfuese ishte se e gjithë kjo histori tregoji degradimin e vazhdueshëm të sistemit politik dhe shtetit shqiptar. Kjo u tregua shumë qartë tek shumica e shqiptarëve.

Por, ky Doktori tashmë ka harruar që ne, rinia i kemi dhënë pushtetin dhe ne do ja marrim prapë.

Por tashmë kush do jetë sulmi i rradhës?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›