E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti për Energjinë, BB: Të ulen humbjet, të rriten arkëtimet

Kseniya Lvovsky shefe e Bankës Botërore në ShqipëriBanka Botërore në programin e saj për aktivitetin në vendin tonë, në fund të bilancit 6-mujor vlerëson se fokusi tek energjetika duhet të jetë reformimi i sektorit pasi problemet e shumta të furnizimit me energji vazhdojnë tëe jenë evidente. Sipas Bankës Botërore, kjo duhet të ecë sidomos në drejtim të përmirësimit të furnizimit me energji, por një hap pozitiv duhet të jetë edhe importi i energjisë si një aspekt fitim prurës. Në raportin e saj Banka Botërore thekson se “Privatizimi i shpërndarjes nuk ka dhënë rezultat sa u përket përmirësimeve të shërbimeve në shpërndarje. Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të fituar qëndrueshmërinë e sektorit, në mënyrë që jo vetëm të ulet presioni mbi buxhetin, por të garantohet sa më shumë siguri për furnizim dhe të maksimizohet menaxhimi i të ardhurave, duke mundësuar që të ndërhyhet financiarit nga banka në këtë sektor”.

Nivelet e humbjes

Nga ana tjetër, Banka Botërore gjykon se nivelet e humbjeve dhe të borxhit të keq janë rritur shumë, sidomos gjatë dy viteve të fundit. “Tarifat e shitjes me shumicë u miratuan për tri vite 2012 -2014, por Enti Rregullator i Energjisë dhe CEZ punuan në një mënyrë aspekt bashkëpunuese dhe nuk u përpoqën të arrinin një marrëveshje për të ardhurat që i duheshin sektorit, bazuar në rregulloren e privatizimit”, vlerëson BB. Banka Botërore vlerëson se liberalizimi i tregut është zgjidhja e së ardhmes. Aktualisht, sektori energjetik përbëhet nga tre operatorë që dolën nga ndarja e kompanisë shtetërore në vitin 2008. Tregu u nda në prodhim, transmetim dhe shpërndarje, por sipas BB kjo nuk mjafton edhe pse është pozitive dhe duhet të ecet drejt futjes në treg të më shumë operatorëve.

Prioritetet

Edhe një muaj më parë shefja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Levovski deklaroi gjatë një interviste se Qeveria e re, që do të nisë punën në Shtator nën drejtimin e kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, duhet të ketë prioritet krijimin e një programi të ri fiskal dhe uljen e borxhit publik, si edhe një zgjidhje përfundimtare përsa i përket reformimit të sektorit të energjisë, që vitet e fundit ka pasur probleme të mëdha si në menaxhim apo edhe në procesin e shpërndarjes. Shpesh herë ekonomia shqiptare është vënë në shënjestër nga përfaqësues të Bankës Botërore të cilët kanë theksuar se rritja ekonomike në vend edhe përgjatë dy viteve të fundit do të jetë me probleme dhe në ulje për shkak të borxhit publik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›