E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bellingham , 6 vite në “Santiago Bernabeu”

Prej një kohe të gjatë emri i Jude Bellingham po lakohet nëpër media pikërisht për të ardhmen e tij të paqartë që dukej se deri më tani ishte e tillë por sipas raportimeve më të fundit Jude Bellingham do t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Prej një kohe të gjatë Los Blacos kanë monitoruar situatën e tij dhe sigurisht që lojtari është një kërkesë edhe e trajnerit Carlo Ancelotti. Gara ka qenë e fortë për anglezin me shumë klube europiane të interesauara për shërbimet e tij, por Reali është ai që mbretëron.

Mesfushori anglez do të jetë një aset shumë i rëndësishëm për “Los Blancos” per edicionet në vijim, shkruan kështu spanjollja “AS”. Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe detaje nga kontrata e tij me madrilenët. Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Real Madridin, i cili e kthen atë në futbollistin e dytë më të paguar në klub.

Më i paguari është belgu Eden Hazard, që perfiton rreth 430 mijë euro në javë dhe që padyshim ka qenë një nga dështimet më të mëdha të Real-it të Madridit por edhe transferimi i vetë lojtrait ishte i tillë pasi nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë e klubit dhe te justifikonte pagën e tij si më i paguari i ketij klubi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›