Ekzekutimi i Ardian Nikualjt/ Dy prokurorë anglezë në Shqipëri, njihen me provat kundër britanikëve

Dy prokurorë britanikë mbërritën në Shqipëri të enjten (4 maj).
Të dhënat flasin se, ata po njihen me dosjen hetimore të vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill, konkretisht me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë, të cilët janë ndaluar nga policia britanike.
Sipas burimeve, hetuesit anglezë po zhvillojnë takime me drejtues te prokurorisë se Lezhës dhe grupin hetimor ne lidhje me këtë çështje.
Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur me pas rreth ekstradimit ose jo të personave të arrestuar në Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës.
Katër persona që u shpallën në kërkim në Shqipëri u kapën dhe u arrestuan në Britani.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh/