Adoleshenten e fusin në bagazhin e makinës për në Shqipëri, kapen në kufi dy 23-vjeçarët nga Kosova

Dy të rinj nga Kosova, janë arrestuar nga policia shqiptare në Morinë pasi po tentonin të kalonin ilegalisht drejt vendit tonë, një 17-vjeçare, po nga Kosova. Sipas njoftimit të policisë, adoleshentja ishte fshehur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin 2 shtetasit nga Kosova.
Si pasojë në pranga ranë drejtuesi i mjetit “BMV” A. M. si dhe N. K., pasagjer, të dy të moshës 23-vjeçare dhe banues në Prishtinë.
Policia thotë se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin N. K., thuhet në njoftimin e policisë. ”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/