E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Disa deputetë mbajnë peng partinë

23/02/2010 Kthimi i PS-së në Kuvend

Deputetët socialistë përfaqësues të mendimit ndryshe në PS konfirmojmë kthimin e grupit kuvendor të kësaj partie në Kuvend që në seancën parlamentare që pritet të zhvillohet këtë javë. Një fakt i tillë u bë i ditur nga deputeti socialist Marko Bello, i cili e vlerësoi datën që PS-ja do të jetë në Kuvend si një datë që do të shënojë një tjetër triumf të Kushtetutës, për të cilin u desh në mënyrë permanente ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe nisja e negociatave mes palëve në prani të Presidentit të Republikës për zgjidhjen e këtij ngërçi politik dhe kthimin në normalitet të jetës parlamentare. Gjithashtu përfaqësuesi i mendimit ndryshe brenda radhëve socialiste lëshoi një sërë kritikash lidhur me mundësinë e rimarrjes së bojkotit ndaj Parlamentit nga ana e grupit parlamentar të PS-së. “Çdo skenar tjetër është politikë pa vizion dhe dritëshkurtër. Kemi betejat e zgjedhjeve lokale përpara dhe, po nuk u fut PS-ja në këto zgjedhje, kjo do të shënojë fundin e saj. Është një grup deputetësh që duan ta mbajnë partinë jashtë sistemit”, - nënvizoi Bello lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë ka qenë kjo lëvizje që nuk ka reshtur se kërkuari nga lidershipi socialist të ndërpresë bojkotin ndaj Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›