Për hakmarrje, kamerieri ekzekutohet me 3 plumba
23/02/2010 Ekzekutohet 27-vjeçari Lorenc Lame. Vrasësit kishin objektiv të vëllain
SIENA- Gjakmarrja e ndoqi për 10 vjet deri në Itali një familje shqiptare, derisa hasmi mori hakun dhe vrau një kamerier që në fakt nuk ishte objektivi i vrasësit. Policia dyshon se autorët e krimit kishin për qëllim të eliminonin vëllain e viktimës, por ata duhet të jenë ngatërruar në ekzekutim. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së djeshme në Skalo, në afërsi të Sienës, kur disa persona të paidentifikuar qëlluan me 3 plumba pistolete 27-vjeçarin Lorenc Lame. Ai ishte duke parkuar makinën tek shtëpia e vëllait, pasi atje jetonte bashkë me të dhe kunatën, kur autorët e krimit e qëlluan për vdekje. Kësisoj, Lame mbeti i vdekur në vend, pasi një plumb e kishte marrë në kokë, kurse dy të tjerët e qëlluan në bark e gjoks, ndonëse u dërgua fillimisht me urgjencë për në spital. Viktima, sipas policisë, ndodhej në Itali prej një viti dhe ishte pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për leje qëndrimi, kështu që nuk kishte paraqitur asnjë problem për komunitetin. Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivë të policisë, të cilët morën në pyetje të paktën 20 dëshmitarë dhe përcaktuan pistat e para të hetimit. Kështu, njëra prej këtyre pistave dhe më e besueshmja deri tani është ajo e vrasjes për gjakmarrje, pasi vëllai i Lorenc Lames kishte vrarë një person në vitin 2000, në kohën kur ndodhej në Shqipëri. Ndërkaq, policia nuk përjashton edhe shkaqe të tjera, por ende mbeten në fazën e verifikimit. Aktualisht, trupi i pajetë i Lames ndodhet në morgun e spitalit të Sienës dhe po përgatiten procedurat për ta dërguar pranë familjes, ku do të kryhen ceremonitë mortore.