Ndërron jetë pasi i plotësohet dëshira e fundit për tu bërë shtetas amerikan

Neki Seferi

78-vjecari në spital
Një flamurë i vogël Amerikan u vendos në arkivolin e Neki Seferit. Pas plotësimit të dëshirës së tij të fundit për tu bërë qytetar i SHBA-ve, 78-vejçari ka kërkuar që ti hiqet aparatura që e mbante në jetë.
Ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ceremoninë e marrjes së nënshtetësisë por dy zyrtar të Shërbimit të Shtetësisë dhe Emigracionit shkuan në spitalin ku ai ishte shtruar.
Ai nuk ishte në gjendje të thërriste: Po!, siç ndodh zakonisht në këto raste por nipi i tij tregon se e shihte në sy gëzimin e gjyshit.
Ai tregon se gjendja e tij u përmirësua pak por me kërkesën e tij, doktorët hoqën aparaturat mbështetëse që e mbanin në jetë. Seferi ndërrojë jetë këtë të martë nga mosfunksionimi i zemrës.
78-vjeçari lindi në një fshat të Durrësit në vitin 1933. Familja e tij ishte shumë e varfër dhe nuk ishte në gjendje ta dërgonte në shkollë të mesme. Ai punoi si shites në një dyqan ferme dhe më vonë shkoi në shkollë nate për dy vjet.
Ai ishte një nga më të mirët e klasës, tregon nipi i tij Ervini.
Ai punoi si navigator për një anije të vogël peshkimi. Doli në pension pas 33 vitesh punë.
Në 2005, Nekiu dhe bashkëshortja e tij iu bashkuan anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët kishin emigruar në Jacksonville me anë të llotarisë amerikane.
Pas pesë vitesh, gruas së tij iu pranua kërkesa për tu bërë qytetare e SHBA-vë ndërsa kërkesa e tij u shty për arsye të verifikimeve për shkak të rritjes së rrezikut të terrorizmit në botë.
Në spital i ngacmonte gruan e tij. Ajo mburrje që ishte bërë duke më thënë: Unë jam amerikane ndërsa ti nuk je. Pasi edhe ai u bë zyrtarisht shtetas amerikan iu kundërpërgjigj asaj duke i thënë se edhe ai tani ishte shtetas amerikan.
Nekiu thoshte shpesh se ishte i impresionuar nga zhvillimi i Amerikës. Ai shprehej se çdo vend që ka rrugë të gjëra bëhet një vend i fuqishëm, tregon nipi i tij. /Chicago Tribune/
Përgatit: F.S
* * *
Dëshira e fundit: Të bëhem qytetar amerikan
Dëshira e tij e fundit ishte të bëhej qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani, 79-vjeçari Neki Seferi është duke marrë përkujdesje në spitalin Jacksonville pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, javën e kaluar. Tashmë, ai mund të thotë se është zyrtarisht pjesë e tokës së lirë.
Seferi prej disa muajsh kishte probleme me funksionimin e zemrës. Familja e tij thotë se ai kishte një dëshirë të fundit para se të largohet nga kjo botë.
Doktorët ndërmorën një ndërhyrje ku mundësitë për të jetuar ishte 50 me 50. Mendoj se të qenit qytetar amerikan do ti shpëtojë jetën, thotë nipi i tij, Ervin Seferi me shaka. Ai tregon se gjysh i tij ka dy arritje në jetë: Transferimi në SHBA dhe marrja e shtetësisë.
Ai është rritur me idenë se Amerika është një shtet i madh dhe ai e besonte këtë edhe kur ishte në Shqipëri, thotë Ervini.
Disa vite më parë Nekiu dhe familja e tij u transferuan nga Shqipëria në Jacksonvlle. Marrja e shtetësisë ishte një proces i gjatë për atë.
Ai nisi procedurat para një viti. Procesi do të zgjaste edhe më për shkak të kontrollit që kryhet në kësisoj rastesh dhe familja ishte e shqetësuar se zemra e Nekiut nuk do të rezistonte për shumë kohë për të realizuar ëndrrën e tij.
Javën e kaluar, pak ditë pas ndërhyrjes dhe zëvendësimit të valvulës, zyrtarët e emigrimit shkuan në dhomën e tij në spital dhe e bënë atë qytetar të SHBA-së.
Ai ishte i kënaqur dhe u përpoq të fliste me ne, por ishte shumë i lodhur, thotë Ervini. Përfaqësuesi i tyre ligjor Ashuin Sharma tregon se shërbimi i emigrimit përshpejtojë procedurat kur mësuan se Nekiu mund të mos jetonte shumë gjatë. Nuk është e pazakontë por gjithsesi është e radhë, thotë Sharma. Ai shton se Nekiu po vazhdon të qëndrojë në spital i vetëdijshëm se tani ai është zyrtarisht qytetar i SHBA-së. /F.Stafa/