E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bellucci: Besnikëria nuk është e rëndësishme

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 09:35

Monica Bellucci, e cila është e martuar me aktorin francez Vincent Cassel, vlerëson më shumë respektin dhe ndershmërinë në një marrëdhënie dhe jo besnikërinë.

“Gjëja më e rëndësishme është besimi dhe respekti. Është e rëndësishme që mashkulli të jetë gjithmonë pranë teje dhe jo se sa i ndershëm është kur bëhet fjalë për seksin”, u shpreh 46-vjeçarja.

“Është qesharake t’i kërkosh shpjegime partnerit mbi besnikërinë e tij nëse keni qenë dy muaj të ndarë”, shtoi Bellucci.

Aktorja italiane theksoi se vazhdon të jetë e dashuruar marrëzisht me bashkëshortin e saj me të cilin është martuar në vitin 1999, por pranon se ka momente kur nuk shkojnë dhe aq mirë, “ashtu si në çdo çift tjetër”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›