Pesë shqiptarë në Bienalen e Venecias
Pesë artistë do ta përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit, në Venecia, që mbahet prej datës 1 qershor deri më 27 nëntor 2011.
Kuratori, Riccardo Caldura, pas përzgjedhjes dhe takimeve në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe duke pasur parasysh përvojat kombëtare dhe ndërkombëtare të artistëve të shqyrtuar, ka përzgjedhur për pjesëmarrje në Bienale artistët Anila Rubikun, Orion Shiman, Gentian Shkurtin, Eltjon Vallen dhe Driant Zenelin.
Sipas një njoftimi për shtyp, Caldura i ka përzgjedhur artistët falë larmisë e qasjeve stilistike e formale, në mënyrë që në Bienale të paraqitet një spektër sa më i gjerë artistik bashkëkohor shqiptar.
"Titulli i zgjedhur për këtë ekspozitë është Geopathies, dhe ai shpreh idenë kuratoriale të evidentimit të një raporti të ngushtë mes veprës së artit dhe kontekstit gjeografik, historik dhe shoqëror”, thuhet në njoftim për shtyp.