E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belsh i vihet flaka makines se ish-Shefit te Finances se Bashkise

Sot rreth orëve të para të mengjesit të ditës së sotme jemi njoftuar se gjatë natës, në Belësh, persona të paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin automjetit tip Benz me targa EL 4113 C, në pronësi të shtetasit V.Dervishi, vjec 52, banues ne Belësh, ish-Shefi i Financës së Bashkisë Belësh.

Në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet policore, nga ku konstatuan se personat e paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin mjetit të mësipërm, ku është djegur pjesërisht mjeti i tipit Benz, me targa EL 4113 C (pjesa e bagazhit).

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›