Belsh, në pranga 2 pengmarrësit e 31-vjeçarit

Një 31 vjeçar është marrë peng dhe më pas është keqtrajtuar nga rrëmbyesit e tij. Sipas të dhënave të para të policisë 31 vjeçari Demir Lala është rrëmbyer dhe pasi është keqtrajtuar është hedhur në liqenin e Kajanit.
Policia ka arrestuar dy vëllezër Bukurosh dhe Arben Kuqja si të dyshuar për pengmarrjen. Ende nuk dihen motivet e pengmarrjes ndërsa policia thotë se 31 vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.