E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belsh,humb jetën në punë punëtori

Një punëtor ka gjetur vdekjen paraditen e sotme pasi ra nga objekti ku po punonte.
 

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Belsh të Elbasanit ku 43-vjeçari Misir Abazi ka qënë duke punuar në një banesë dy katëshe kur është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.

Sipas policisë 43-vjeçari nga Belshi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë, pronësi e shtetasit me iniciale N.T . Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›