E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapet superhajduti në kërkim bashëpunëtori

SARANDE- Policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të disa grabitjeve në qytetin e Sarandës, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori tjetër.
31 vjecari Alin Zeneli nga fshati Gjashtë është arrestuar mbrëmë teksa po qarkullonte me automjetin tip Mercedez Benz me targë Dibre 27 75 A. Është shpallur në kërkim Mentor Bejko, 33 vjec. Dy të rinjtë rezultonin në listën e të kërkuarve nga policia, pasi rezultonin si autorët në një seri grabitjesh të kryera kohët e fundit, por edhe disa viteve më parë. Sipas policisë dy grabitësit kishin arritur të kryenin edhe 7 grabitje në natë, ndërkohë që pak vite më parë ishin arrestuar për grabitjen dhe dhunimin fizik të një turisti gjerman.
Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe 22-vjecarit Bejko janë gjetur mjaft sende të grabitura në banesa dhe biznese si dhe armë të ftohta e municione luftarake.
Ndaj dy të rinjve rëndojnë 5 akuza, si “grabitje në bashkëpunim”, “mosbindje e urdhërit të policisë”, “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “mbatje pa leje të municionit luftarak”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›