Itali, sherr mes shqiptarësh, vritet 27-vjeçari

Një sherr mes dy shqiptarëve për një rumune ka degjeneruar deri n përdorimin e mjeteve të forta dhe më pas edhe të armëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kazerta të Italisë ku dy shqiptarë janë përleshur midis tyre duke shkaktuar një të vdekur.
Sipas mediave italiane Alket Saliasi, 27-vjeç, është qëlluar me thikë nga 30-vjeçari shqiptar Flamur Rexhepi. Mësohet se dy shqiptarët janë grindur për një rumune dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me mjete të forta.
Sipas mediave italiane të cilat i referohen burimeve nga policia ka qënë Saliasi i cili ka qëlluar me thikë shtetasin Rexhepi, por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me një pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë mësohet se policia ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar, Flamur Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.