Sot eklipsi pjesor i diellit, shikohet dhe në Durrës
DURRES- Moti i mirë ka mundësuar vëzhgimin e eklipsit pjesor të diellit edhe në Durrës.
Mjaft qytetarë të interesuar kanë ndjekur veçanërisht nga shëtitorja bregdetare fenomenin natyror, duke përdorur syzet e diellit ose xhama të nxirë.
Eklipsi i diellit ka filluar sot rreth orës 08.48, kur pjesa e djathtë e lëmshit të zjarrtë nisi të bllokohej pjesërisht nga hëna krejtësisht e padukshme. Dielli u zu deri në 30 përqind të tij, ndërsa pjesa e pandriçuar filloi të spostohej djathtas për më shumë se një orë.
Eklipsi pjesor i diellit që mund të ndiqet edhe në vendet e Evropës sipas astronomëve përsëritet çdo 3-vjet. Eklipsi i fundit i diellit u vezhgua ne Evrope me 1 gusht te vitit 2008, ndersa parashikohet qe tjetri te ndodhe me 20 mars te vitit 2015.
(atsh/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sot eklipsi i pjesshëm i diellit, i pari për 2011-tën