E Martë, 3 Nëntor 2026

Belshi destinacion turistik, qyteza piktoreske me 84 liqene, perlat karstike të Mesdheut

Mbi 80 liqene, të shoqëruara me natyrën piktoreske kanë bërë që çdo fundjavë Belshi të mbipopullohet nga turistët vendas e të huaj.

Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë.

Që prej investimeve të 7 viteve më parë, rindërtimit të qendrës së qytetit dhe pedonales buzë liqenit, bukuria e këtij qyteti të vogël është bërë edhe më e veçantë.

Mendimtari i madh i Rilindjes sonë kombëtare Sami Frashëri, duke u nisur nga bukuria e peizazhit dhe karakteristikat e tjera të kësaj zone, mendonte të ndërtohej në Belsh kryeqendra e shtetit të ardhshëm shqiptar.

Dumreja, krahina e njohur për numrin e madh të liqeneve përfshin territorin e katër komunave dhe të një minibashkie, të gjitha pjesë të rrethit të Elbasanit, ato Belsh, Shalës, Grekan, Kajan, Rrasë e Fierzë.

Gazetare: Megi Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›