ISHP: 15 bashki rritje infektimesh nga COVID

ISHP konfirmon rritjen e rasteve të infektimeve nga COVID në Shqipëri. Sipas ekspertëve situata epidemiologjike paraqitet e qetë. Aktualisht po qarkullojnë nënvariantet e fundit të “Omicronit” që u shfaqen mesvitin e shkuar BA.4 dhe BA.5 dhe nuk ka asnjë konfimim për variantin EG.5 ose “Iris” që po qarkullon aktualisht në Europë.
Epidemiologu Artan Simaku sqaroi se nga monstrat e infektimeve të dërguara në laboratorin e referencës nuk ka ende një konfirmim për variantin e ri “Eris” që po qarkullon në Europë dhe Amerikë.
Sipas Simakut infektimet janë shfaqur në 15 bashki të vendit, përfshirë ato të zonave bregdetare, ndërsa ka edhe raste sporadike të shtrimeve në spital.
ISHP konfirmon se ka dërguar në laboratorin e references për sekuencim genetik mostra nga infektimet e fundit për të përditësuar llojin e nënvariantit që qarkullon apo dominon në vend.
Gazetare Sonila Mlloja
/ rtsh /