Bëmani dhe mua ekspertizën
1./ Ekspertiza e parë
Bela e madhe më ka gjetur. Kam futur veten në një lloj rrethi vicioz, nga i cili me hir a pa hir nuk dal dot. Aspak rëndësi nuk ka se çfarë bëj, por autorësinë nuk e fitoj dot.
E mbani mend kur gjatë 2003-it flisja serbes-serbes për ndihmën që u jepja njerëzve me emigrimet e tyre ilegale nëpër botë por askush nuk dëgjoi thirrjet e mia. Më etiketuan mashtrues, idiot, mitoman dhe as prokurori e as gjykatë nuk e vuri ujin në zjarr, por më burgosnin thjesht sa për të më qepur gojën.
Ua bëra puçin autoriteteve të korruptuara policore këtu gjatë 2005-ës duke shtyrë falsifikuesit e Tiranës të prodhonin pasaporta britanike për ministrat e Tony Blair-it dhe së bashku me gazetarët e “The Sun” ia nximë faqen qeverisjes së Nanos, por askujt nuk iu skuq cipa dhe përsëri unë përfundova në qelitë e mykura të 313-ës.
Në gusht të këtij viti i kërkoja kryeministrit që të më mbante edhe mua afër porsi Fahro Balliun sepse unë faktikisht jam më i gjatë, më i bukur e më i zgjuar se “mokrari i 55-ës”, por dëshira ime nuk u plotësua. Për ti rënë në sy doktorit iu rrëfeva edhe për një sekret intim duke i treguar se penisi im është 20 centimetra për marshallah, por më thonë se qarkullojnë fjalë sa nga kampi blu, sa nga qeveria e ka reagime kontradiktore. Askush nuk beson në madhësinë e “palloshit tim babaxhan” dhe të xhelozuar nga përmasat e mia pëshpërisin se mashtroj përsëri.
Belaja më ka gjetur tani edhe me moderatorin e “Zonës së lirë” Arjan Çani, i cili skepticizmin e tij ironik ia plasi audiencës të premten që shkoi. Pretendon se shkrimet apo analizat e mia te gazeta TemA dhe Shekulli kanë për autor Edi Ramën dhe ky i fundit përdor emrin tim. (Çohu Faik Konica nga varri).
Dilemat dhe sikletet nuk paskan të sosur për mua dhe për tu treguar më racional vendosa të bëj edhe unë lojën e Ilir Metës.
Ngaqë njoh një prej avokatëve të tij do kërkoj që ekspertët e videos ti dërgojë edhe këtej nga mua. Jam keq nga financat dhe nuk mundem të kërkoj asistencë ndërkombëtare. Megjithëse edhe teknicienëve anglezë dhe amerikanë nuk ua mori për bazë askush rezultatet, do të ishte më mirë të operoja edhe unë me asistencën e resurseve shqiptare. Ngaqë e kemi paksa dukuri kolektive këtë masovizmin dhe kompetencën për çdo gjë edhe këta ekspertët e elektronikës besoj se janë porsi opinionistët që kemi në qarkullim. Patjetër që duhet të marrin vesh edhe për fusha të tjera jetike. Me një prej ekspertëve, inxhinierin kushëri të Genc Pollos do të flas vetë personalisht se jemi të dy me origjinë nga Frashëri dhe nuk ma ha mendja se do të më kërkojë ndonjë lekë. Atyre dy të tjerëve do tu premtoj ndonjë fundjavë fantastike këtej nga Përmeti me mish dhe verë të kuqe e më pas ti çoj në ndonjë bordello të Janinës se i pashë në televizion shumë të lodhur e të frustruar.
Ndryshe nga video e Metës me mua ekspertët nuk do të lodhen shumë. Jam praktik si tip e mjafton të shkojmë të katërt diku në ndonjë periferi të qetë sidomos tani që edhe natyra skuq e zverdh nga puthjet e vjeshtës. Do mbështes shpinën në ndonjë trung peme dhe do zbërthej i qetë pantallonat. Më pas me kujdes do të heq paksa edhe brekët e do luaj me penisin tim. Sa për eksitim fillestar do të ëndërroj sikur me drita fikur organizoj orgji në zyrën e Jozit me Albanën, Mondën, Mesilën, Majlindën, Ardianën ndërsa Enkelejdi i zhveshur nudo (falmë Muhamed) na filmon vjedhurazi. Menjëherë sa të më çohet penisi do i kërkoj inxhinierit Ermal Beqiri të më peshojë me kujdes bolet. Artur Rahmani duhet të më mbajë në pëllëmbë të duarve penisin, ndërsa Ardian Pollo të bëjë matjen ekzakte me një vizore ose metër. Pasi ta kenë matur 5 herë rresht do të mbajnë një procesverbal me datë, orë dhe madhësi të saktë e në fund ta firmosim të katërt. Ky dokument të shoqërohet me foto dhe video. Do të bëj një dosje të posaçme me gjithë dokumentacionin e si për inat një kopje do e çoj te selia e PD-së, një te redaksia e gazetës 55, ndërsa të tjerat te kryeministria, Gjykata e Lartë dhe të huajve që asistojnë në integrimin e Shqipërisë.
Jam konfident në vetvete sepse e di që kam për të harbuar jo vetëm politikën dhe gjyqësorin shqiptar, por kam për të çmendur Bruksel, Athinë, Romë e Beograd. Ndoshta kjo do të jetë mënyra më e mirë dhe më e besueshme sepse me ekspertët e Lilit të LSI-së del në shesh e vërteta absolute dhe media, opozita dhe opinioni publik mbyllin gojën përfundimisht. Do të relaksohem totalisht e nuk do të më akuzojnë më për mashtrues. Seç kam një parandjenjë që edhe për mua kanë për të rrahur fort 120 mijë zemra anembanë Shqipërisë.
2./ Arjan Trafikanti dhe Bled Çani
I dashur Arjan.
Më pëlqen që së bashku çdo debat ta bëjmë publik. Mundet të jem në studio më 11 nëntor e nëse po, mos harro të flasësh paraprakisht me miqtë e tu dhe ish pedagogët e mi Artan Fuga, Briseida Mema, Mark Marku, Henri Çili, Alfred Peza, Bashkim Gjergji, Adi Krasta… Ata janë vërtetë ekspertë të medias dhe publicistikës e për 7 vjet rresht duke më njohur nga afër e dinë se çfarë kam në kokën time or mik!
facebook.com/bledi.mane
