E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e PS-së, vërejtje për programin dhe statutin

Tiranë- Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombetare të Partisë Socialiste mesohet se në qender të diskutimëve ishte programi dhe statuti i ri i PS-së. Gjatë mbledhjes së djeshme,edhe pse me dyer të mbyllura, mesohet se anëtarët e Partisë Socialiste kanë shprehur shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Servet Pëllumbi është shprehur se gjatë takimeve me socialistë në të gjithë vendin ka arritur në konkluzionin që duhet pasur kujdes me organizatat socialiste, pasi sipas tij janë baza e organizimit të partisë.

Sa i takon statutit, do ti kërkoja më shumë kujdes dhe vëmendje organizatës bazë të partisë. Kjo është një nga hallkat më të rëndësishme të punës së një partie. Mund të konsiderohem si nostalgjik i strukturave tradicionale partiake, por në momentin aktual, siç funksionon partia, me organizata bazë që skanë asnjë peshë dhe rol, kur anëtarësimi në PS është on line dhe nuk dihet se ku militon anëtari i partisë dhe se ku duhet të japë kontribut, me Asamble dhe Kryesi që nuk funksionojnë, duket si një OJF dhe nuk i ngjan një partie me struktura. Organizatat janë fiktive dhe nuk funksionojnë.

Zgjedhjet e fundit e kanë ev- identuar qartë këtë plagë të rëndë në jetën e partisë- mesohet të jetë shprehur Pëllumbi. Mesohet se ka pasur debate mes kreut të partisë Rama dhe anëtarit të kryesisë Pandeli Majko në lidhje me kuotat e anëtarësisë për deputetët. Pasi sipas Ramës në parti ka akoma nga ata të cilët nuk paguajnë kuotat e anëtarësimit. Kësaj akuze deputeti Majko i është përgjigjur: O Edi, ne kemi katër vjet që na mbahen kuotat nga paga që në bankë, por ti atëherë ishe i pamartuar dhe nuk i dije këto, tani ke ndryshuar status.

Ishte deputeti Paulin Sterkaj ai që në fund të takimit nxorri përfundimet e tij lidhur me debatin. Madje ai u shpreh se vërejtjet e bera për programin dhe statutin tregojnë se ata që i hartuan ato nuk ishin më të përzgjedhurit e PS-së, por ishin persona që e njihnin pak Partinë Socialiste. Përmbledhja e programit që u lexua nga kreu socialist ditën e djeshme, dhe statuti  iu shpërndanë anëtarëve të Asamblesë Kombetare vetëm kur ata po futeshin në sallë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. PS, prezanton programin e ri politik
  2. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë
  3. Pjesëmarrje maksimale për zgjedhjen e delegatëve në Partinë Socialiste

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›