E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa marksiste, Berisha: nuk do të kthehet kurrë

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha reagon ndaj programit të Partisë Socialiste sipas së cilës do të rriten taksat për të pasurit më shumë sesa për të varfërit. Garantoj se taksa marksiste nuk do të kthehet kurrë në këtë vend. Se ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar të pasurit dhe luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do begatojnë vendin duke bllokuar privatizimin, koncensionet, partneritetin publik privat, shpalosin alternativën e etërve të tyre që nuk kthehet kurrë më në këtë vend- ka theksuar kreu i qeverisë Berisha.

Sipas tij këto pretendime nuk kanë asnjë të ardhme, pasi sistemi marksist fiskal ka rezultuar të jetë i dështuar, dhe të falimetojë pasi bazohet pikërisht në taksim më të lartë për të pasurit. Ndërkohë ai ka shtuar se i garanton  sipërmarrësit dhe investitorët, që jo vetëm që sdo të ketë ndonjë mendim për të rritur taksat, por qeveria do ndërrmarë çdo hap për ti ulur ato.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 2-vjeçari që nuk ngopet kurrë.
  2. Berisha: Nuk e heqim TVSH-në për ushqimet
  3. Miratohet taksa kundër ndotjes në Australi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›