E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëmat e Bariçit, nga Rapidi te ShqipëriaGazeta austriake “Kurier” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm Otos, në fakt, bëmave të tij, nga goditja me gurë që iu bë në Turqi, deklaratat kundër homoseksualëve dhe ndëshkimin e UEFA-s me tre ndeshje pezulli

Publikoje ne:

Kur Oto Bariç flet, gjithçka është “maksimale”. Jo rastësisht, nofka e tij është Oto “Maximale”. Ish-trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, gjatë karrierës së tij ka pasur suksese maksimale, por dhe shqetësime maksimale. Gazeta austriake “Kurier” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm Otos, në fakt, bëmave të tij, nga goditja me gurë që iu bë në Turqi, deklaratat kundër homoseksualëve dhe ndëshkimin e UEFA-s me tre ndeshje pezullim kur ishte trajner i Kombëtares së Shqipërisë.

TIFOZ
Rapidi i Vjenës, skuadra aktuale e Hamdi Salihit, në vitin 1985 nën drejtimin e Bariçit luajti për herë të parë një finale të Kupës UEFA. Kurioziteti qëndron në faktin, Bariç e ndoqi nga zona e tifozëvë, pasi Oto pas humbjes 0-3 me Sëlltikun e kishte pezulluar për të mos drejtuar një ndeshje skuadrën, për shkak të sjelljeve të tij pahijshme.

I GJUNJËZUAR
Në shkurt të vitit 1998 ai luajti kundër Fernerbahçes në Trabzon për çerekfinalet e Kupës UEFA. Aty Oto u godit në kokë me një gur i hedhur nga një tifoz dhe ra në tokë gati pa ndjenja. Shumë fansa të Trabzonsporit edhe sot besojnë, që ai mashtroi me plagosjen e tij, pasi Fenerbahçe udhëhiqte në atë moment 1-0. Bariç: “Ata ishin pak të çmendur”

HOMOFOB
Në vitin 2007 për shkak të deklarimeve të tij kundër homoseksualeve gjatë një interviste me gazetën kroate “Jutarnji list” në vitin 2004, UEFA e ndëshkoi me një gjobë prej 1825 euro. Bariç: “Unë e njoh një homoseksual brenda jo më shumë se dhjetë minutave dhe nuk dëshiroj të kem një të tillë në skuadrën time”.

PËSHTYMA
Në vitin 1994, Bariçi ia doli të shkonte në finalen e Kupës UEFA, kësaj radhe me Salzburgun. Në mars të vitit 1994 ai eliminoi në çerekfinale Ajntrahtin e Frankfurtit me 11-metërsha. Bariç qëndroi në të dyja ndeshjet gjysmëfinale kundër Karlsruhes në tribunë. Oto kishte pështyrë gjeorgjianin e Frankfurtit, Kakahber Tsachadse.

DEBATUES
Edhe në rolin e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, në tetor të vitit 2007, ai e la bankinën. Atëherë 74-vjeçari u pezullua me tri ndeshje nga UEFA për shkak të debateve me gjyqtarin në ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë (1-1), një pjesë të mirë të së cilës e ndoqi nga tribuna.

  E Merkure, 30 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›