E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sevilja nuk fal, marshon e sigurt drejt kreut (video)

Të besuarit e trajnerit Manuel Himenez vazhdojnë paraqitjet e mira në këtë sezon. Gllasgou Rejnxhërsi pësoi humbjen e radhës përballë spanjollëve.

1-4 ka përfunduar takimi në “Ibruks Park” dhe të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pas një pjese të parë të barabartë, Konko hapi serinë e golave për Seviljen në minutën  50-të të ndeshjes, pas një skeme perfekte nga një goditje dënimi.

Braziliani Adriano shënoi golin e dytë dhjetë minuta më pas, para se Luis Fabiano dhe kanute të mbyllin historinë e këtij takimi me nga një gol në minutën e 72-të dhe të 74-t.

Dy minuta para vërshëllimës përfundimtare, vendasit shënuan golin e nderit me anë të Novos.

Gllasgou Rejnxhërs 1 – 4 Sevilja

Glasgoë Rangers: McGregor; Whittaker, Bougherra, Ëeir, Papac; Thomson; Steven Davis, McCulluch (Boyd, m.73), Pedro Mendes, Rothen (Nacho Novo, m.73);  Naismith. Trajner: V. Smith

Sevilja: Palop; Konko, Squillaci, Escudé, Fernando Navarro; Jesús Navas, Zokora, Lolo, Adriano (Diego Capel, m.65); Kanouté (Negredo, m.75), Luis Fabiano (Romaric, m.79). Trajner: M. Himenez

Golat: 0-1, M.50: Konko. 0-2, M.64: Adriano. 0-3, M.72: Luis Fabiano. 0-4, M.74: Kanouté. 1-4, M.88: Nacho Novo.

Arbitër: Jonas Eriksson (Suedi).

Kartonë të verdhë: Naismith (m.59)/ Diego Capel (m.77), Fernando Navarro (m.92).

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Shtutgarti nuk arriti të ruajë avantazhin e pjesës së parë, duke marrë një barazim 1-1 në Rumani përballë Unirea Urzicenit.

Tasci kaloi gjermanët në epërsi pesë minuta pas fillimit të ndeshjes, por Varga barazoi gjithçka në minutën e 48-të.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›