E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiorentina, “leksion” futbolli Liverpulit (video)

19-vjeçari nga Mali i Zi udhëhoqi skuadrën e drejtuar nga Çezare Prandeli drejt suksesit të parë në “Artemio Franki” në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin E, Jovetiç kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28-të të takimit, pas një pasimi të marrë nga Kristiano Zaneti.

Është përsëri talenti malazez që nëntë minuta më vonë devijon në portën e Reinas një gjuajtje-kros të Huan Vargasit.

Në 45-minutëshin e dytë, të besuarit e Rafa Benitezit u përpoqën të reagojnë, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Pas kësaj ndeshjeje, italianët ndodhen në vendin e dytë me tre pikë, aq sa ka edhe Liverpuli.
Fiorentina 2 – 0 Liverpul

Fiorentina 2 - 0 Liverpul

Fiorentina (4-2-3-1): Frey 6,5; Comotto 6,5, Gamberini 7,5, Dainelli 7, Gobbi 6,5; Zanetti 8, Montolivo 7; Marchionni 7 (44'pd De Silvestri), Jovetic 8, Vargas 7 (30'pd Jorgense); Mutu 7 (36'pd Donadel). Trajner: Ç. Prandeli.

Liverpul (4-2-3-1): Reina 5; Johnson 5, Skrtel 5, Carragher 5, Insua 5 (26'pd Babel); Fabio Auerelio 4,5, Lucas 5; Kuyt 6 (35'pd Voronin), Gerrard 5,5, Benayoun 5; Torres 5. Trajner: R. Benitez

Arbitër: Brych (Gjermani)

Shënues: 28'; 37' Jovetic (F)

“Arratiset” Lioni, që me fitoren  e djeshme ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve më krye të grupit E. Francezët shkatërruan 4-0 në Hungari modestët e Debreçenit, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Vetëm tre minuta lojë i ka mjaftuar suedezit Kim Kallstrom që të hapë serinë e golave për Lionin, me një gjuajtje fluturimthi nga hyrja e zonës, pas një krosimi të marrë nga goditja e këndit.

Tetë minuta më pas, Pjaniç dyfishoi me një gjuajtje nga goditja e dënimit. Kapiteni Sidni Govu shënoi edhe golin e tretë në minutën e 24-t dhe gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Gomis kompletoi “pokerin” francez me një parabël.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›