E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëmat e Oto Bariçit, nga homoseksualët te pezullimi si trajneri i Shqipërisë



Kur Oto Bariç flet, gjithçka është “maksimale”. Jo rastësisht, nofka e tij është Oto “Maximale”. Ish-trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, gjatë karrierës së tij ka pasur suksese maksimale, por dhe shqetësime maksimale. Gazeta austriake “Kurier” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm Otos, në fakt, bëmave të tij, nga goditja me gurë që iu bë në Turqi, deklaratat kundër homoseksualëve dhe ndëshkimin e UEFA-s me tre ndeshje pezullim kur ishte trajner i Kombëtares së Shqipërisë.

TIFOZ
Rapidi i Vjenës, skuadra aktuale e Hamdi Salihit, në vitin 1985 nën drejtimin e Bariçit luajti për herë të parë një finale të Kupës UEFA. Kurioziteti qëndron në faktin, Bariç e ndoqi nga zona e tifozëvë, pasi Oto pas humbjes 0-3 me Sëlltikun e kishte pezulluar për të mos drejtuar një ndeshje skuadrën, për shkak të sjelljeve të tij pahijshme.

I GJUNJËZUAR
Në shkurt të vitit 1998 ai luajti kundër Fernerbahçes në Trabzon për çerekfinalet e Kupës UEFA. Aty Oto u godit në kokë me një gur i hedhur nga një tifoz dhe ra në tokë gati pa ndjenja. Shumë fansa të Trabzonsporit edhe sot besojnë, që ai mashtroi me plagosjen e tij, pasi Fenerbahçe udhëhiqte në atë moment 1-0. Bariç: “Ata ishin pak të çmendur”

HOMOFOB
Në vitin 2007 për shkak të deklarimeve të tij kundër homoseksualeve gjatë një interviste me gazetën kroate “Jutarnji list” në vitin 2004, UEFA e ndëshkoi me një gjobë prej 1825 euro. Bariç: “Unë e njoh një homoseksual brenda jo më shumë se dhjetë minutave dhe nuk dëshiroj të kem një të tillë në skuadrën time”.

PËSHTYMA
Në vitin 1994, Bariçi ia doli të shkonte në finalen e Kupës UEFA, kësaj radhe me Salzburgun. Në mars të vitit 1994 ai eliminoi në çerekfinale Ajntrahtin e Frankfurtit me 11-metërsha. Bariç qëndroi në të dyja ndeshjet gjysmëfinale kundër Karlsruhes në tribunë. Oto kishte pështyrë gjeorgjianin e Frankfurtit, Kakahber Tsachadse.

DEBATUES
Edhe në rolin e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, në tetor të vitit 2007, ai e la bankinën. Atëherë 74-vjeçari u pezullua me tri ndeshje nga UEFA për shkak të debateve me gjyqtarin në ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë (1-1), një pjesë të mirë të së cilës e ndoqi nga tribuna.

Zhgënjen Interi, shpërthen Lioni

Interi nuk shkoi më shumë një barazim 1-1 me kampionen e Rusisë, Rubin Kazan. Zikaltërit e përfunduan takimin me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të Balotelit me karton të kuq. Barcelona fitoi 2-0 me Dinamon e Kievit. Arsenali po 2-0 me Olimpiakosin. Lioni fitoi 4-0 me Debrecen në transfertë. Alkmar dhe Standard Liezh u ndanë në barazim 1-1. Fiorentina fitoi 2-0 me Liverpulin. Sevilja fitoi 4-1 në transfertë me Rajnxhers. Unirea me Shtutgardin barazuan 1-1.

LIGA E KAMPIONEVE
Përballje të nxehta, sfida nervash

Liga e Kampioneve ofron përballje të nxehta gjatë mbrëmjes së sotme, ku spikat ajo Bajern-Juventus, por dhe Mançester Junaitid-Volfsburg, Real Madrid-Marsejë, Milan-Zyrih dhe Apoel-Çelsi. Skuadra e Çelsit udhëtoi drejt Qipros me shumë mungesa në formacionin e saj bazë; Mikael Balak, Xhon Obi Mikel, të dy për shkak dëmtimi dhe Didier Drogba e Hoze Bozingua, për shkak pezullimi. Një fitore kundër kampionëve qipriotë do të rikthejë tek blutë e Londrës besimin në vetvete, pas disfatës së parë sezonale të së shtunës në fushën e Uiganit.
MANÇESTER JUNAITID
Pas shtatë fitoresh radhazi në të gjithë kompeticionet, Mançester Junajtid, kërkon të mposhtë edhe kampionët e Gjermanisë në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampioneve, çka i premton atyre edhe kryesimin në Grupin B. Trajneri i “djajve të kuq” Aleks Ferguson shprehet me nota pozitive për kundërshtarët e sotëm, të cilët e kanë vitin debutues në kompeticionin më të madh evropian.
REAL MADRID
Real i Madridit pret të ketë një ndeshje të fortë përballë Marsejës në Ligën e Kampionëve. Pas suksesit 5-2 me Zyrihun, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Real i Madridit dëshiron të korrë një fitore të dytë në këtë ndeshje.
MILANI
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka deklaruar se ndaj Zyrihut do jetë e vështirë, por duhet fitorja për të qetësuar gjendjen e skuadrës. Braziliani ka pranuar gjithashtu se ka marrë udhëzimet nga presidenti Silvio Berluskoni. “Ne duhet të tregohemi të qetë në fushë dhe të mos influencohemi nga rezultatet jo të mira në kampionat. Është e rëndësishme që të fitojmë në këtë ndeshje”.

LIGA E KAMPIONEVE
DITA 2
DJE, 20:45

Grupi E
Fiorentina-Liverpul 2-0
Debreceni-Lion 0-4

Grupi F
Rubin Kazan-Inter 1-1
Barcelona-Dinamo Kiev 2-0

Grupi G
Unirea-Shtutgard 1-1
Rejnxhërs-Sevilja 1-4

Grupi H
Arsenal-Olimpiakos 2-0
AZ Alkmar-Standard L. 1-1

LIGA E KAMPIONEVE
DITA 2
Sot, 20:45

Grupi A
Bajern-Juventus
Bordo-Makabi Hajfa

Grupi B
CSKA Moskë-Beshiktash
Mançester J.-Volfsburg

Grupi C
Milan-Zyrih
Real Madrid-Marsejë

Grupi D
Apoel-Çelsi
Porto-Atletiko M.

30 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›