Ligji i ri, zyrtarët pa makina, por me një “rrogë” shtesë
Drejtuesit e lartë do të paguajnë në rast se e përdorin makinën në fundjavë. Ligji miratohet pas shfrytëzimit që iu bë automjeteve gjatë fushatës zgjedhore
Qeveria miratoi gjatë mbledhjes së djeshme projektligjin që përcakton zyrtarët e lartë të shtetit që kanë të drejtë të përdorin makina shtetërore, ndërsa u heq të drejtën e përdorimit të këtyre makinave deputetëve dhe një numri të konsiderueshëm zyrtarësh të tjerë. Në këtë vendim parashikohet kufizimi i personave që kanë të drejtë të përdorin makina shtetërore, ndërsa të tjerët që e humbasin këtë të drejtë përfitojnë një bonus të konvertuar në para për udhëtimin e barabartë kjo me një “rrogë” shtesë. Ky vendim i qeverisë merret pas përfundimit të fushatës elektorale, periudhë gjatë së cilës zyrtarët e administratës shtetërore, deputetët e të gjithë personat që disponojnë makina shtetërore i kanë shfrytëzuar në maksimum këto automjete, por dhe karburantin që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pas përfundimit të fushatës dhe pas një mandati katërvjeçar, qeveria konstatoi se ky vendim qenka arbitrar dhe i sjell dëme buxhetit të shtetit. Për këtë qëllim vendosi dje që të miratojë ligjin, i cili, sikurse u shpreh kryeministri Berisha, përcakton praktika dhe norma krejtësisht të tjera të standardeve të vendeve të civilizuara për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve.
Përfitimi
Në bazë të këtij projektligji, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarëve të bashkive të mëdha u jepet për transportin një bonus 45 mijë lekë në muaj, ku përfshihet amortizimi dhe karburanti. Por, sipas kryeministrit Berisha, Parlamenti duhet të vendosë të bëjë një diferencim për ata deputetë që jetojnë larg Tiranës, si në Tropojë apo Kukës. “Në të gjitha vendet e botës demokratike, kushtetutat ose ligjet i detyrojnë parlamentet dhe qeveritë të marrin përsipër shpenzimet publike të transportit të deputetëve”, - është shprehur Berisha. Ai ka bërë të ditur se kategoria e dytë e zyrtarëve do të përfitojë një bonus prej 35 mijë lekësh. “Për kategorinë e dytë të zyrtarëve bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen zëvendësministrat, këshilltarët e presidentit, të Parlamentit, të kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të Shkallës së Parë dhe të Apelit”, - është shprehur Berisha. Ndërsa kategoria e tretë do ta ketë bonusin prej 30 mijë lekësh, sipas kreut të qeverisë. “Bonusi për kategorinë e tretë është 30 mijë lekë dhe përfshin kryetarët e bashkive të tjera, drejtuesit e agjencive si ajo e pronave etj.”, - është shprehur Berisha, ndërsa është ndalur te kryetari i opozitës. “Me targë zyrtare do të jetë kreu i opozitës, i cili lëviz në shumë vende dhe në të gjithë botën trajtohet i barabartë me një ministër. Por, zoti Rama, t’i harrojë të dyja bashkë. Se tani që u zgjodh prapë nuk thonë dot se po i bëj favore”, - është shprehur Berisha. Ligji gjithashtu përcakton se drejtuesit e lartë të shtetit që do të kenë të drejtë të përdorin makinat shtetërore, do të paguajnë nëse i përdorin gjatë fundjavës, jo për qëllime zyrtare.
“Unë kam një propozim të dytë, që t’u lejohet targa zyrtare dhe t’u njihet e drejta e përdorimit jozyrtar të automjetit. Bëhet fjalë për fundjavat, me kushtin që duke filluar nga presidenti, kryetari i Parlamentit dhe kryeministri, duhet të depozitojnë në llogarinë e institucionit 50 mijë lekë në vit për karburantin. Kjo në rast se duan ta përdorin automjetin në kohën jashtëzyrtare”, - është shprehur Berisha.
Abuzimi
Kryeministri u shpreh se ky “ligj vendos një praktikë jashtëzakonisht të dobishme, një kursim të madh dhe heqim dorë nga një abuzim”. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë nismë të re të qeverisë, vlerësoi se projektligji vendos standarde të reja në shërbimin e transportit të zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit. “Ligji shkëput në mënyrë përfundimtare establishmentin shqiptar, zyrtarët dhe funksionarët e shtetit nga praktikat e trashëguara të nomenklaturës komuniste. Abuziviteti me këto praktika ka bërë që në institucione të ndryshme të shpenzohen nga 12 mijë dollarë në vit, 67 mijë dollarë për shoferët. Shpatullat e taksapaguesve shqiptarë nuk e përballojnë dot diçka të tillë. Përveçse kursehen së paku mbi 30 milionë dollarë në vit, vendoset një normë me vlerë qindra milionë dollarë”, - është shprehur kreu i qeverisë.
1 Tetor 2009