Ben Ali ka vdekur. Mungon konfirmi zyrtar

Ish- presidenti i Tunizise Zine al-Abidine Ben Ali ka vdekur. Lajmi bëhet i ditur nga burime franceze të cituara nga agjencia e lajmeve ‘France 24’. Megjithatë mungon konfirmimi nga autoritetet në Tunizi. Sipas të dhënave të para Ben Ali ndërroi jetë pas dy ditësh në koma. Burime franceze thonë se shkak i vdekjes së 74- vjecarit ishte një iktus.
Ish- presidenti i Tunizisë u largua drejt Jeddah, qytetit buzë detit të kuq më 14 janar. 74 vjecari u strehua aty pak ditë pas vendosjes së gjendjes së jashtëzzakonshme në vendin ku protestat shkaktuan një efekt domino në mbarë rajonin. Zine al Abidine Ben Ali arriti që për 30 vite të siguronte stabilitet politik e rritje ekonomike për Tunizinë.
Por kritikët e akuzojnë për shkeljë të rënda të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Ai u ngjit në pushtet në nëntor të 1987, 6 javë pas emërimit të tij kryeministër ndërsa mjekët deklaruan se presidenti i përjetshëm dhe themeluesi i Tunizisë moderne Habib Bourguiba nuk ishte në gjendje të udhëhiqte për shkak të senilitetit.
Një referendum në vitin 2002 që teorikisht i lejonte të mbante pushtetin deri më 2014 u aprovua me më tepër se 99% të votave.