Shtrigat e Salemit ne Tirane

Dramaturgu i madh Artur Miller do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar. Drama “Shtrigat e Salemit” është duke u pregatitur nga regjisori Spiro Duni dhe stafi i aktorëve të Teatrit për premirën e 19 marsit. Regjisori Duni shpjegon se vepra nuk do të sjellë atmosfëren e Masacusetsit të vitve 1700, për të cilën shkroi Miller, por do të jetë një dramë pa kufij kohor.
“Nuk do të përfaqësojë as 1692 që kanë ardhur anglezër në Masachuset as 2011. kam thënë në platformë që vepra është eternale, pa kohë, pa fillim dhe fund se mendoj se Brenda saj dnërthurren shumë probleme ku më të rëndëishmet janë marrëdheniet e individit në këtë botë kaq të egër, përpjekjet që kanë bërë njerëzit në kohëra të çuditshme që të ndahen nga klasa duke qenë individë” tha regjisori Spiro Duni.
Timo Flloko rikthehet gjithashtu me personazhin e rëndësishëm të John Proctor. “Ridimensionohem, ndjej fuqinë e zotave si temë, duke qenë se bëj një rol të një prej dramaturgëve më modernë dhe më të fortë të të gjitha kohrave. Besoj që do ja vlejë mundi” tha Flloko.
Krahas Fllokos në kastë janë zgjdhur Drita Pelinku, Vasian Lami, për herë të parë Elia Zaharia, Neritan Licaj, Eni Jani dhe aktorë të tjerë. “Shtrigate Saklemit” në titullin origjinal “The Crucible” është një nga dramat me të arrira dhe të sukseshme të Millerit.
Aurela Papadhima