20 vjet nga rrezimi i komunizmit. Berisha fton qytetaret ne festime

Kryeministri Sali Berisha fton të gjithë qytetarët që të bëhën pjesë e koncertit festiv, që mbahet të diëlën, me rastin e 20 shkurtit, ditën në të cilën 20 vjet më parë, u rrëzua shtatorja e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Kreu i qeverisë ftoi të bëhen pjesë të gjithë ata që besojnë se pushteti merret më votë dhe jo me dhunë.
“Të nderojmë dhe festojmë sëbashku këtë ditë që qëndron në themel të lirive dhe dinjitetit tonë njerëzor. Të festojmë dhe nderojmë kurajon, guximin mbinjerëzor të atyre qindra e mijra të rinjve e të rejave, burrave dhe grave të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të disa qindra studentëve dhe studenteve të ngujuar në grevën e urisë që 20 vjet më parë shemmbën bllokun bunker të rregjimit hoxhist dhe shtatoren e diktatorit më të egër që shqiptarët kanë njohur në gjithë historinë e tyre” tha Berisha.
20 vjet pas 20 shkurtit 1991 kryeministri tha se Shqipëria është një vend ku funksionojnë institucionet.
“Sot Shqipëria është një vend me një kushtetutë thellësit demokratike. shqipëria është një vend me ligje thellësisht demokratike. Gjithçka dhe çdo gjë në këtë vend është e mundur dhe duhet të zgjidhet në respekt të plotë të kushtetutës” tha Berisha.
Kryemnistri për të shmangur cdo koment tha se koncerti festiv nuk është një hapje e fushatës elektorale të partisë demokratike për procesin e 8 majit.
Taulanta Boja