Biznesi i shqetesuar, KLSH po kontrollon bilancet e bizneseve
Komuniteti i biznesit shprehet i shqetesuar ndaj Kontrollit te Larte te Shtetit, pasi disa inspektore te ketij institucioni, po kontrollojne pa te drejte dhe pa mbeshtetje ligjore, disa llogari te biznesit. "Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, ka ndjekur me shqetesim dhe e kundershton, si te pabazuar ne ligj, kontrollin e drejtperdrejte qe disa inspektore te Kontrollit te Larte te Shtetit, (KLSH) kane ushtruar ndaj biznesit", njoftoi dje nepermjet nje deklarate zyrtare, Unioni i Dhomave te Tregtise. Sipas te dhenave te biznesit, jane mbajtur 105 proces-verbale te cilat kane cuar ne penalizimin e padrejte te biznesit, per detyrimet gjate viteve 2005, 2006, 2007 dhe 2008. "KLSH nuk mund te nderhyje per penalizimin e biznesit dhe qe ketej, asnje perfaqesues i KLSH apo Auditit te Brendshem, nuk ka te drejte te vendose, te ndryshoje apo te heqe, detyrimet tatimore ndaj tatimpaguesve", shprehet me tej organizata me e madhe e biznesit ne qendrimin e saj. Ne baze te pikes 1 te nenit 14 te ligjit Nr.9920, date 19.05.2008 "Per procedurat tatimore ne RSH", Administrata Tatimore, eshte autoriteti i vetem tatimor ne Republiken e Shqiperise, cka do te thote qe asnje punonjes i KLSH apo Auditit nuk ka te drejte te komunikoje, apo te verifikoje dokumentacionin dhe mjediset e tatimpaguesve (biznesit). Po keshtu, sipas nenit 25 te ligjit, dokumentacioni dhe informacioni i tatimpaguesve eshte konfidencial, sqaron me tej ne qendrimin e tij Unioni i Dhomave te Tregtise. Sipas te njejtit burim, penalizimi i biznesit nga ana e KLSH, aq me teper ne kohe krize, po i shkakton kosto te panevojshme biznesit, nderkohe qe keto detyrime jane paguar. "Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, duhet te reagojne dhe te reagojne drejt, ne mbrojtje te kompetencave te tyre", thuhet me tej ne qendrimin Unionit. "Presim qe drejtuesit e KLSH te mos institucionalizojne precedente, qe do te krijojne nje zinxhir te pafund kontrollesh, ne dem te biznesit", thuhet ne deklarate.